Delegacioni i Komisionit për Legjislacion vizitoi SHBA-të
RTKlive
Delegacioni i Komisionit për Legjislacion vizitoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës .
Delegacioni realizoi vizitë në Komisionin e Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe në Zyrën e Etikës së Kongresit, me ç’rast u njohën me strukturën, mandatin, rolin e stafit, përgjegjësitë dhe sanksionet.
Po ashtu, u diskutua për rolin e Komisionit të Etikes së Dhomës së Përfaqësuesve në procesin e edukimit dhe trajnimit të personelit të Kongresit.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni nga Komisioni për Legjislacion … takoi edhe z. Steve Womack, anëtar i Kongresit për Distriktin e Arkansas, znj. Dina Titus, anëtare e Kongresit për Distriktin e Nevadas dhe znj. Diana DeGette, anëtare e Kongresit për Distriktin e parë të Kolorados.
Delegacioni takoi edhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli.
"Gjatë qëndrimit në ShBA, delegacioni i Komisionit për Legjislacion … vizitoi edhe Divizionin e Etikës të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, si dhe Zyrën e Etikës Qendrore si agjenci e pavarur në kuadër të degës ekzekutive të Qeverise Federale të SHBA-së. Delegacioni përmbylli vizitën me takimet e realizuara në zyrat e NDI-së dhe USAID-it në Washington. Kjo vizitë është mbështetur nga The House Democracy Partnership (HDP) dhe National Democacy Institute (NDI)", njofton Kuvendi i Kosovës.























