Inter-Lukaku, kontakte për rinovimin e huazimit
BKT
Sport

Inter-Lukaku, kontakte për rinovimin e huazimit

Nëse kishte dyshime për gjendjen e tij pas ndalesës së gjatë për shkak të dëmtimit, kur u kthye në fushë, pikërisht në derbi ai u kujdes për të fshirë pikëpyetjet.

Rikthehet Romelu Lukaku. Do të duhet ende pak kohë për të parë eksplozivitetin e Big Rom në formatin e kampionatit, por progresi mund të shihet. Dhe te Interi besojnë tek ai më shumë se kurrë për të ardhmen.

Aq sa ditët e fundit drejtuesit e zikaltërve kanë pasur kontakte me avokatin Sebastien Ledure, i cili ka punuar këtë verë për rikthimin e sulmuesit belg nga Chelsea, për të ripërsëritur synimin e tyre për të rinovuar huazimin e tij me ‘blutë’.

Takimi me klubin anglez, siç raporton ‘Gazzetta dello Sport’, është caktuar pas ndeshjes së dyfishtë të Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Synimi i Interit është të ulë 8 milionët e shpenzuara këtë vit, duke u fokusuar tek dëmtimet që e mbajtën Lukakun larg fushave dhe tek nevoja e Chelseat për të hequr qafe lojtarin.