Libri i Alketa Gashit, "Ato gdhendin dhimbjen" një artefakt kundër harresës
BKT
Kulturë

Libri i Alketa Gashit, "Ato gdhendin dhimbjen" një artefakt kundër harresës

Sh.Gashi / RTKlive

Alketa Gashi Fazliu vjen me trilogjinë "Ato gdhendin dhimbjen" , në të cilën përfshihen 15 rrëfime të nënave zemërshpuara.

Ky libër vjen me dëshmitë autentike, duke qenë krejt i ngarkuar, e frymëafshtë prej mallit, krenarisë, dhimbjes munguese dhe sidomos lëngatës së fisme mëmësore.

Ky libër është “i mbathur” me jehonë të ardhme të padiskutueshme dhe për të hyrë nëpër kohë të ardhme me imponimin e së vërtetës monumentale që skalit shpirti i nënave që rrëfejnë.

Libri “Ato gdhendin dhimbjen” është pikërisht një libër i tërheqjes së vëmendjes dhe i shkundjes së ndërgjegjes sonë kolektive për të mos rënë dhe ecur më tej në fatkeqësinë e pengimit të vetvetes përmes harrimit dhe kapërcimit të dhimbjes.

Ky publikim vjen jo thjesht në kontekst të një përvjetori, por si akt kompensues në një moment kur mjegulla publike ka mjegulluar të vërtetën tragjike historike shqiptare në Kosovë. Shoqëria shqiptare në përgjithësi është aktualisht në një moment të shpërfilljes së kujtesës së vet ndaj së shkuarës së afërt.

Autorja e librit është gazetare dhe poete.


MË SHUME NGA Kulturë