Barcelona duhet të ulë buxhetin me 200 milionë euro
BKT
Sport

Barcelona duhet të ulë buxhetin me 200 milionë euro

B. H. / RTKlive

Drejtuesit e La Ligës i kanë thënë Barcelonës që të shkurtojë buxhetin e pagave sezonin e ardhshëm, në mënyrë që klubi të mund të funksionojë sipas rregullave të Fair-Play Financiar.

Situata është e tillë që Barcelona do të duhet të ulë buxhetin me 200 milionë euro, çka do të thotë se në verë do të duhet të shesë disa nga lojtarët me paga të larta.

Logjikisht, në qendër të vëmendjes janë Frankie de Jong dhe Ansu Fati, dy lojtarë që u vunë në shënjestër të Manchester Unitedit verën e kaluar.

Edhe pse dy klubet ranë dakord për transferimin e De Jong, futbollisti refuzoi të transferohej në ‘Old Trafford’.

Holandezi ka kontratë me klubin deri në vitin 2026 dhe në katër sezonet e ardhshme të kontratës ai teorikisht mund të fitojë rreth 88 milionë euro.

Nga ana tjetër, Fati, i cili nuk ka minutat e pritura këtë sezon, mund të futet në listën e transferimeve, ku pritet të gjendet edhe Ferran Torres.

Barcelona e vlerëson vlerën e Fatit në 101 milionë euro dhe futbollisti ka një pagë javore prej 225 mijë eurosh.

Gjithashtu besohet se Barcelona mund ta lehtësojë buxhetin e pagave me largimin e Sergio Busquets, Jordi Alba, Ousmane Dembele, Sergi Roberto dhe Franck Kesi.