Osmani: Së shpejti ratifikohen marrëveshjet e Procesit të Berlinit
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani: Së shpejti ratifikohen marrëveshjet e Procesit të Berlinit

M.Shefkiu/RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e tri marrëveshjeve që kanë dalë në kuadër të Procesit të Berlinit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Presidentja tha këto tri marrëveshje do të ratifikohen sa më shpejt edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Me ratifikimin e marrëveshjes për liri të lëvizjes, Marrëveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, do të avancohet dukshëm liria e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Osmani.

Këto komente e para e shtetit i ka bërë në takimin që ka zhvilluar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, i cili bashkë me një ekip të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë të udhëhequr nga Nona Zicherman, qëndruar në Presidencës, njofton kjo e fundit.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit ndërlidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të realizohet në Kosovë gjatë këtij viti, si dhe për procedurat që duhet të finalizohen për përfundimin e suksesshëm të tij.

Duke folur për rëndësinë e veçantë të këtij procesi, presidentja Osmani ka dhënë mbështetje, duke potencuar rëndësinë e realizimit të tij, si dhe faktin që statistikat e përditësuara do të kontribuojnë po ashtu edhe në sigurimin e projekteve të shumta zhvillimore.

Presidentja Vjosa Osmani shprehu besimin se ky proces do të gjej mbështetje nga të gjitha palët, duke qenë se është në dobi të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve.


MË SHUME NGA Lajme