Thaqi shpresoj që Drita të shpallet kampion
BKT
Sport

Thaqi shpresoj që Drita të shpallet kampion

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka thënë se testi kryesor i fazës përgaditore ishin ndeshjet miqësore, të cilat  sipas tij, ekipi i ka kaluar me sukses.

Klubi gjilanas e fillon stinorin pranveror me sfidën e së dielës si mysifar ndaj Trepçës '89.

Trajneri i ri i Dritës ka folur pas fazës përgatitore në Antalya. 

"Ndeshjet miqësore janë testi kryesor për vlerësimin e përgatitjes së lojtarëve në aspektin tekniko-taktik dhe fizik. Në këto ndeshje kemi treguar paraqitje shumë të mira dhe shpresoj që edhe në kampionat t'i tregojmë vlerat tona si ekip. Klubi ynë ka një grup lojtarësh të rinj në moshë dhe besoj shume që do të rriten edhe më shumë në aspektin e cilësisë në të ardhemen", ka thënë Thaqi.

Sipas tij skuadra do të përmirësohet dhe rritet nga ndeshja në ndeshje drejt objektivave të klubit.

"Ata do të rriten nga ndeshja në ndeshje, do të përmirësohemi në aspektin e cilësisë aty ku ka nevojë në mënyrë që t'i marrim rezultatet e pritura. Shpresoj ta përmbyllim me objektivin që e kemi caktuar për këtë vit që është shpallja kampion", është shprehur Thaqi.