23:33 / 09.02.2023
PSG shqetësohet se ndaj Bayern Munich mund të jetë edhe pa Messin
Uran Krasniqi/RTKLive
Problemet e Paris Saint-Germain përpara ndeshjes me Bayern Munich në Champions League janë shtuar me lajmin që Lionel Messi mund të mos jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi.
Kampionët francezë po përballen me mundësinë e përballjes me Bayernin pa Kylian Mbappe, i cili tashmë është i lënduar. Dhe sipas "L'Equipe", Messi i është bashkuar sulmuesit të tij në nevojën për trajtim.
Messi ka luajtur gjithë ndeshjen në "Velodrome" të mërkurën, por sipas gazetës shqetësimi i tij ka ndodhur të enjten dhe se ai nuk do të luajë në fundjavë kundër Moancos.























