Eintracht synon t’ia ‘vjedh’ Hoffenheimit mesfushorin
BKT
Sport

Eintracht synon t’ia ‘vjedh’ Hoffenheimit mesfushorin

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori Dennis Geiger mund të largohet nga Hoffenheim, por jo edhe nga Bundesliga gjermane.

Geiger sipas medieve gjermane, është synim i Eintracht Frankfurt, një tjetër klub elitar gjerman.

Eintracht është duke menduar ta forcojë repartin e mesfushës në verën që po vjen, dhe Geiger thuhet së është në listën drejtuesve të Eintracht.

Eintracht është duke u përgatitur që të nisin negociatat me Hoffenheim për transferimin e Geiger.

“Eintracht Frankfurt do të përpiqet për të marrë mesfushorin e Hoffenheim, Dennis Geiger”, shkruajnë mediat gjermane.