09:35 / 10.02.2023
Top-ligat rikthehen në aksion, spikat dueli Milan-Torino
F.Bytyqi/RTKLive
Katër ligat e forta evropiane, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 rikthehet sonte në aksion më sfidat e radhës.
Elita e futbollit italian, vjen sonte me duelin Milan-Torino, një ndeshje tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për ‘Rossonerët’ të cilët kanë humbur formën e tyre më të mirë, dhe aktualist ndodhen në vendin e gjashtë me 38 pikë, derisa Torino ndodhet në ka tetë pikë më pak. Ndeshja Milan-Torino luhet në ‘San Siro’ dhe nis në orën 20:45.
La Liga rikthehet me duelin Cadiz-Girona, ndeshje që nis në orën 21:00. Në Bundesligën gjermane luhet një ndeshje ku përballen Schake 04-Wolfsburg, derisa në Ligue 1 vjen ballafaqimi Nice-Ajaacio, sfidë kjo që fillon në orën 21:00.























