Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në Turqi
BKT
Foto/ Nga profili i Mehajt në `Facebook`
Lajme

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në Turqi

RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në provincën Hatay të Turqisë.

"Kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtar të Shoqatës së Kërkim-Shpërtimit të ardhur nga Kosova, dhe së bashku me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe", ka shkruar ai në 'Facebook'.

Sipas tij specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. 'Orët në vijim janë vendimtare andaj urojmë që të gjenden të tjerë të mbijetuar", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme