Superliga rikthehet me disa superduele
BKT
Sport

Superliga rikthehet me disa superduele

F.Bytyqi/RTKLive

Elita e futbollit kosovar pas një pauzë të gjatë rikthehet në aksion këtë vikend.

Superliga e Kosovës në futboll, nesër vjen me tri ndeshjet e para të xhiros së 19-të.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani stinorin pranveror e nis në udhëtim tek Malisheva, derisa Drenica i bën ‘konak’ Llapit, kurse, Gjilani para tifozëve të tyre përballen me Ferizajn.

Kryesfida e kësaj fundjave luhet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 ballafaqohet me Dritën, derisa Prishtina pjesën e dytë të garave, do ta nis në udhëtim tek Dukagjini.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.