Gjiganti francez po e monitoron Guardiolën
BKT
Sport

Gjiganti francez po e monitoron Guardiolën

F.Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola raportohet së në fund të këtij sezoni, mund ta mbyll aventurën tek ‘Qytetarët’.

Kampionët në fuqi të Anglisë, po kalojnë momente të vështira pas akuzave të shumta nga Premier League, për thyerjen e “fair-play financiar”.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich, sipas medieve britanike, do të largohet nga City nëse këto akuza dalin të vërteta.

E ardhmja e strategut spanjoll, thuhet se mund të jetë në Ligue 1, ku PSG-ja është duke e monitoruar me kujdes situatën e Guardiolës tek City.

Trajneri aktual i parisieneve Krisrtofe Galtie është nën presion nga ana e drejtuesve të klubit dhe ai mund të largohet nga kreu i PSG-së në fund të këtij edicioni.

Guardiola siç raportohet, mund të jetë trajner i ardhshëm i gjigantit francez.