18:07 / 10.02.2023
Ancelotti thotë se dëshiron ta çojë kontratën me Real Madridin deri në fund
Uran Krasniqi/RTKLive
Carlo Ancelotti ka thënë se plani i tij është ta çojë deri në fund kontratën me Real Madridin.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur kur është pyetur për përfoljet se ai mund të jetë zëvendësues i Tites në stolin e Brazilit.
“Kam një kontratë deri në vitin 2024 me Real Madridin dhe kam ndërmend ta përmbush atë, nuk jam në dijeni të asaj që është publikuar në Brazil për mua”, ka thënë Ancelotti në një konferencë shtypi në Marok të premten në prag të finales së Kupës së Botës për Klube ku Real Madrid luan kundër Al Hilal të Arabisë Saudite.























