Messi, Mbappe dhe Benzema garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë
BKT
Sport

Messi, Mbappe dhe Benzema garojnë për çmimin e lojtarit më të mirë

Uran Krasniqi/RTKLive

Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Karim Benzema janë në listën e ngushtë për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s.

Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës të vitit të kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tri asistime.

Mbappe fitoi çmimin Këpuca e Artë e kompeticionit pasi shënoi tetë gola.

I treti në këtë listë është sulmuesi i Real Madridit, Benzema, i cili fitoi Topin e Artë të vitit të kaluar. Ai shënoi pesëdhjetë gola për "Los Blancos", duke i ndihmuar t'i fitonin La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, por duke mos qenë pjesë e Botërorit të Katarit pasi ishte tërhequr si pasojë e lëndimit. 

Ceremonia e FIFA-s do të zhvillohet më 27 shkurt.