LDK: Ministrja, që i kërkoi prokurorit të dorëzohet, duhet të dorëzohet vet
Valjeta Shala/RTK
Në një konferencë për media deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Doarsa Kica- Xhelili ka kërkua dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministrja Haxhiu gjatë seancës gjyqësore, ku ajo bashkë me disa deputetë të tjerë akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, i ka kërkuar, të premten, prokurorit të rastit të tërhiqet nga aktakuza.
Gjatë kësaj konference, deputetja Doarsa Kica-Xhelili tha se është premtuar ndryshim; pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë.
““Dje, më datë 10 shkurt 2023, Ministrja e Drejtësisë, në seancën gjyqësore në rastin ku ka aktakuzë të ngritur kundër saj, personalisht, i kërkoi prokurorit të dorëzohej. Nuk është kurrë vonë. Nuk tha “kërkoj drejtësi”, por i tha dorëzohu. Ajo tashme ka dëshmuar sa herë që nuk harron se është institucion.
Është premtuar ministra pa aktakuza dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë. Ministrja nuk ka kredibilitet dhe ajo me këtë rast duhet të dorëhiqet. Të gjithë akteret që jeni në sistemin e drejtësisë u themi se nuk jeni vetëm dhe mos u dorëzoni”, tha pos tjerash ajo.
Deputetja Doarsa Kica- Xhelili tha se Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen.
“Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit. Qofshin Elez, e qofshin Lumez - Prokurorët kërcënimin nuk e kanë për herë të parë, e frikësohem që nuk do të jetë as hera e fundit. Por është misioni ynë i përbashkët, misioni më fisnik e i guximshëm që duhet t’ia caktojmë vetvetes, që të sigurohemi që të jetë hera e fundit”, tha postjerash deputetja Kica- Xhelili.























