Fitojnë Ballkani e Llapi, Gjilani barazon me Ferizajn
BKT
Sport

Fitojnë Ballkani e Llapi, Gjilani barazon me Ferizajn

Uran Krasniqi/RTKLive

Të qenit nikoqir nuk ka luajtur rol për Malishevën dhe Drenicën po edhe Gjilanin. Në javën e nëntëmbëdhjetë të Superligës Ballkani ka mposhtur Malishevën, Llapi Drenicën dhe Gjilani ka luajtur baraz me Ferizajn.

Ballkani gjatë vizitës së tij në Malishevë ka treguar se jo rastësisht është kampion.
Ndeshja e parë e sezonit të ri në stadiumin "Liman Gegaj" ka përfunduar me fitoren 4-2 të skuadrës nga Suhareka. 

Malisheva më së shumti të shtunën është ndëshkuar nga ish-sulmuesi i saj, Albion Rrahmani (28', 35', 43), i cili ia ka shënuar tri gola. Golin tjetër për Ballkanin e ka realizuar futbollisti i ardhur nga kampionati turk, Tusha (81'). 

Malisheva megjithatë ka rritur t'i realizojë dy gola. Ilir Mustafa dhe Drilon Hazrolloj kanë shënuar për skuadrën e trajnerit Bylbyl Sokoli. 

Llapit nuk i ka shkuar huq udhëtimi për të luajtur si mysafir i Drenicës. 
Skuadra nga Podujeva ka fituar me rezultat 0-1
Një gol i realizuar nga Rivera prej penalltisë në minutën e trembëdhjetë të takimit ka qenë i mjaftueshëm për t'i siguruar tri pikë ekipit të trajnerit Tahir Batatina.  

Dy fqinjët gjeografik, Gjilani dhe Ferizaj janë pajtuar me barazim.