Haxhiu opozitës:Prokuroria do të çlirohet nga ata që e kanë kapur ndër vite
BKT
Lajme

Haxhiu opozitës:Prokuroria do të çlirohet nga ata që e kanë kapur ndër vite

RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me deklaratat e opozitës të shtunën. Ajo tha se deklarata e bërë dje gjatë seancës lidhur me prokurorin, është e drejtë që i njihet sipas ligjeve në fuqi.

Ministrja, në një postim në Facebook, ka shkruar se opozita po përcjell çdo fjalë të saj vetëm sa për të krijuar situata. Megjithatë, sipas saj, kujdestaria e opozitës nuk e zbeh punën që po bëhet, megjithatë në thotë se do të tregohen edhe më të kujdesshëm.

“Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta që sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim. Të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj. Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori, e nuk caktohet nga politika e nuk përndjek me urdhra të saj. “Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi sipas Haxhiut nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vjet”, shkruan Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme