Kurti: Reformat e deritanishme indikatorë në zhvillimin ekonomik në vend
M.Miftari/RTKLive
Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale për Evropën Juglindore.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, priti sot në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale (UPF) që përbëhej nga Dr. Katsumi Otsuka, Kryetar i Federatës për Evropën Juglindore, Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i UPF në Shqipëri dhe Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF në Kosovë, bën të ditur Zyra për Informim e Kryeministrisë.
Kryeministri Kurti falënderoi të pranishmit për vizitën, ndërkaq i njoftoi ata për arritjet dhe reformat e deritanishme dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend.
Në këtë takim, u fol për synimet e fondacionit, bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, si dhe për vlerat e përbashkëta si të drejtat e njeriut, solidariteti, miqësia dhe paqja, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë.
























