Mehaj uron certifikimin e nënoficerëve të FSK-së
BKT
Lajme

Mehaj uron certifikimin e nënoficerëve të FSK-së

M.Miftari/RTKLive

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj, uroi certifikimin e nënoficerëve të Forcës së Sigurisë.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, bëri të ditur se në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët e FSK-së, së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan me sukses Kursin bazik të nënoficerit.

Më tej, ministri Mehaj sqaroi se në kursin tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës.

Ai, ndër të tjera, shprehu mirënjohje dhe falënderim për instruktorët e Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN), si dhe urimin për nënoficerët e FSK-së për suksesin e treguar.

“Së bashku çdoherë jemi më të fortë”, u shpreh në fund ministri Mehaj.


MË SHUME NGA Lajme