20:16 / 11.02.2023
Trepça mposht Ponte Prizrenin
Uran Krasniqi/RTKLive
Trepça ka mposhtur Ponte Prizrenin në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 60:88 (9:21, 20:26, 14:15, 17:26).
Vetëm periudha e tretë ka qenë e baraspeshuar, ku prizrenasit tentonin të ngushtonin rezultatin, ndryshe mitrovicasit kanë qenë më të mirë në të gjitha fraksionet e tjera të ndeshjes.
Te prizrenasit më i dalluari ishte Urim Zenelaj me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te mitrovicasit më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.























