Akil Dashevci me pikturë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi
RTKlive
Akil Dashevci, 16 vjeçar, nxënës i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë, i prekur thellë nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ka pikturuar dhimbjen për bashkëmoshatarët e tij që kanë pësuar nga kjo tragjedi.
Akili, i apasionuar pas pikturës, ka shprehur vullnetin që ti ndihmojë bashkëmoshatarët e tij në Turqi, me anë të shitjes së pikturës.
Ai është një artisti i ri i talentuar, i cili vitin e kaluar hapi ekspozitën personale “ Ngjyrat e dashura të Akilit” në bibliotekën kombëtare të Kosovës, ku u prezantuan punimet e tij. Ministri i kulturës, Hajrullah Çeku, në fjalën e tij të hapjes tha se do mbështes të rinjtë me talente të veçanta.
Talenti i Akilit u vu në pah, në ekspozitën “The joy of colours “ organizuar nga qendra Tirana art, ku morën pjesë 800 pjesëmarrës. Akili u shpërbly me çmim special.























