Zbulohen tre laboratorë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës
BKT
Lajme

Zbulohen tre laboratorë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës

RTKlive

(E plotësuar) Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, siç jeni njoftuar më herët, sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës, në veri, ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.

Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri (3) lokacione.

“Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tej, bëhet e ditur se njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy (2) persona të dyshuar meshkuj serbë, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë.

“Policia mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi”, thuhet, mes tjerash, në njoftim.

(E plotësuar) Operacion antidrogë në rajonin e Mitrovicës, në veri

Policia e Kosovës, njofton se me angazhime konkrete në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me droga është duke realizuar një operacion antidrogë, në rajonin e Mitrovicës në veri.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike,

Sipas njoftimit thuhet se janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin.

“Lidhur me rezultatet apo detajet e këtij operacioni të antidrogës do të njoftoheni me kohë pas pranimit të raporteve apo informatave nga njësitet në teren”m thuhet në këtë njoftim.


MË SHUME NGA Lajme