Manchester United për pesë minuta mposht Leeds Unitedin
BKT
Sport

Manchester United për pesë minuta mposht Leeds Unitedin

Uran Krasniqi/RTKLive

Manchester United e ka mposhur për pesë minuta Leeds Unitedin sot në takimin në kuadër të javës së 23-të në Premier League.

Tetëdhjetë minuta rrjetat kanë heshtur në stadiumin "Elland Road". 
Pastaj ka dalur në skenë fillimisht Rashford e pesë minuta më pas edhe Garnacho dhe "Djajtë e kuq" e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0. 
Pas kësaj fitore Manchester United ka 46 pikë dhe tani renditet në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më shumë se Manchester City po edhe me një ndeshje më shumë. Ndërsa Leeds United gjendet në pozitën e 17-të me 19 pikë.