18:33 / 12.02.2023
Procesi i dialogut Kosovë-Serbi
RTKlive
Pas vizitës së fundit në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar takime të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Por ende nuk dihet se kur do të ndodhë një takim mes dy palëve.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar për RTK-në se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm për takim, andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.
Për vërejtjet e BE-së për 2 nga 6 kushtet që kryeministri Kurti ka paraqitur për marrëveshjet e 19 prillit 2013, Kryeziu ka deklaruar se për këtë mund të përgjigjet zyra e emisarit Lajçak.























