Kurti: Bandat në veri do të dështojnë
J.Musliu/RTKlive
Me një deklarim në llogarinë e tij në Twitter, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëron se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrisin përsëri barrikada.
Sipas tij, ata mund ta bëjnë këtë sërish dhe të kryejnë sulme ndaj Policisë së Kosovës.
“Por do të dështojnë”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, një gjë të tillë mund të ndodhë, si reagim i bandave kriminale serbe.
Kjo meqë autoritetet kosovare, janë duke kryer punë drejt sundimit të ligjit.
Një deklarim të tillë, Kurti e bëri duke iu referuar së fundi, shkatërrimit të tre laboratorëve ilegalë të drogës në veri të Kosovës.
”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit”, deklaroi ai.
“Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme”.
“Ata do të dështojnë”. https://twitter.com/albinkurti/status/1625203873848692755?s=20&t=GMX3vSPv8C6BGnj2B6qNkg























