Ramos: Gjithçka shkoi keq kur u largova nga Reali
BKT
Sport

Ramos: Gjithçka shkoi keq kur u largova nga Reali

Sergio Ramos në prag të ndeshjes së parë në Champions League mes PSG-së dhe Bayern Munichut ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s. Ai zbuloi se gjithçka në karrierën e tij shkoi keq pas transferimit te PSG.

“Largimi nga Reali ishte një ndryshim i madh. Synimi im ishte gjithmonë fitorja. Në Real fitova shumë dhe mendoja se të shkoja te PSG ishte një mundësi e mirë për të ndryshuar mjedisin. Në fillim gjithçka ishte e vështirë. Duhet të gjesh një shtëpi, të vendosesh me katër fëmijë. .. Fillimi ishte i vështirë, por doli mirë”, thotë mbrojtësi 36-vjeçar që ndërroi Realin për PSG-në në vitin 2021.

“Pas transferimit, gjithçka shkoi keq. U lëndova, e kisha të vështirë rikuperimin, përshtatjen me sistemin e ri, shokët e skuadrës, trajnerin... Fillova të dyshoja nëse bëra zgjedhjen e duhur. Megjithatë, gjatë gjithë karrierës sime gjithmonë kam luftuar dhe kam punuar shumë”, ka theksuar Ramos.

Ai fitoi katër Champions League me Realin.

“Do të shohim nëse mund ta bëj me PSG-në. Ne jemi një ekip i madh, por në futboll jo gjithmonë fitojnë më të mirët. PSG është i uritur për të fituar Ligën e Kampionëve dhe unë do të bëj më të mirën për ta fituar këtë kompeticion”, ka shtuar Ramos.