Kori “Siparantum Choir” me perfoermancë mbresëlënëse në Berlin
BKT
Foto: MKRS
Kulturë

Kori “Siparantum Choir” me perfoermancë mbresëlënëse në Berlin

Sh.Gashi / RTKlive

Këngët me motive shqiptare dhuruan shumë emocione për audiencën berlineze. Kori nga Kosova “Siparantum Choir” ka performuar në Filarmoninë e Berlinit në Gjermani.

Performanca e Kori Siparantum nga Peja në Filharmoninë e Berlinit, përmes koncertit "Nga Bjeshkët", kaloi nëpër zhanre të shumta. Ata performuan laramani vepra të periudhave të ndryshme solistike, që nga muzika e renesancës deri tek muzika bashkëkohore, përfshi vepra të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë.

Koncerti u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe CHORALSPACE - International Academy for Choral Arts në prag të festimit të përvjetorit të 15-të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë