Osmani takon delegacionin parlamentar nga Shqipëria
BKT
Lajme

Osmani takon delegacionin parlamentar nga Shqipëria

Fadil Sertolli / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian, të kryesuar nga Jorida Tabaku.

Përmes një njoftimi për media, nga presidenca e Kosovës thuhet se në takim u diskutua për mundësitë e fuqizimit të koordinimit në politikën e jashtme,  në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, me fokus të veçantë në sferën e integrimit evropian.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane, ndaj ka kërkuar që të vazhdojë edhe më tej të jetë zë i fuqishëm i Kosovës. Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike, në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe se janë të përcaktuara për rrugën evropiane dhe të përkushtuara për paqe e stabilitet.

Gjithashtu, delegacioni parlamentar nga Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe ka bërë të ditur se do të jetë krah Kosovës në proceset integruese, duke dhënë maksimumin nga përvoja e tyre.


MË SHUME NGA Lajme