Lajmi i fundit: Lëkundje të tokës në Kosovë
Sot rreth orës 14:20 janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë.
Dridhjet e tokës janë ndier edhe në ndërtesën e RTK-Radio, ku është e vendosur edhe redaksia e uebfaqes RTKlive.
Tërmetin e kanë ndier edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë shkruar edhe në rrjete sociale.
Ndërkohë, sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ka qenë në Rumani dhe ka qenë 5.8 shkallë të Rihterit. Sipas EMSC-së lëkundjet e këtij tërmeti janë ndier edhe në disa vende tjera të rajonit.
Pas dridhjeve të tokës ka reaguar Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës.
“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar ai në Facebook.























