Trepça`89 kalon në çerekfinale, fiton në tavolinë ndaj Feronikelit
BKT
Sport

Trepça`89 kalon në çerekfinale, fiton në tavolinë ndaj Feronikelit

B. H. / RTKlive

Feronikeli’74 e ka humbur në tavolinë ndeshjen e fituar kundër Trepçës’89 në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Në fakt, Komisioni i Garave i FFK-së e ka miratuar ankesën e klubit mitrovicas, duke e regjistruar ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0. Kësisoj, Trepça’89 ka kaluar në çerekfinale të kupës. Feronikeli ’74 në atë ndeshje ka aktivizuar gjashtë lojtarë, të cilët nuk ishin të regjistruar në sistemin FIFA-Connect sipas sipas rregullores për regjistrimin, statusin dhe transferimin e lojtarëve. Ndeshja e zhvilluar dhjetë ditë më parë në Drenas kishte përfunduar me fitoren e Feronikelit’74, me rezultat 1:0.