18:51 / 14.02.2023
Gjiganti i Premier Leagues pas Ezzalzouli
F.Bytyqi/RTKLive
Gjiganti i Premier League-s, Chelsea është i interesuar për të transferuar Abde Ezzalzouli.
Marokeni, i cili po luan tek Osasuna në formë huazimi nga Barcelona është duke impresionuar me paraqitjen e tij këtë sezon të garave në La Ligë.
Sipas medieve britanike, Chelsea është në kërkim të një zëvendësuesi të Christian Pulisic, i cili duket se do të shitet verën që po vjen.
Abde Ezzalzouli është në listën e ‘Bluve’ të Londrës, megjithatë, vendimi për të ardhmen e marokenit është në duart e Barcelonës.
Transferimi i Abde në Londër mësohet se nuk do të jetë i lehtë pasi që trajneri i ‘Blaugranave’ Xavi Hernandez llogarit në shërbimet e lojtarit për sezonin e ardhshëm.























