Mehaj: Jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë
BKT
Foto: Nga profili i Mehajt në Facebook
Lajme

Mehaj: Jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë

A.B/RTKlive

Sot në Bruksel është mbajtur takimi i nëntë i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ku morën pjesë 54 shtete.

Në takim kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Mark Milley, ku theksuan edhe një herë rëndësinë që secili prej shteteve të ofroj të gjithë ndihmën e nevojshme për Ukrainën dhe popullin ukrainas të cilët po përballen me agresionin rus, një lufte të padrejtë që duhet dhënë fund.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar në 'Facebook', se jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona.

"Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t'i jep fund terrorit", ka shkruar ai në 'Facebook'.


MË SHUME NGA Lajme