Shoqata e Kosovës për Kërkim e Shpëtim nxjerrin të gjallë 3 vjeçaren|Video
J.Musliu/RTKlive
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët aktualisht janë në Hatay të Turqisë, sapo kanë njoftuar edhe për një mrekulli.
Ata kanë arritur të shpëtojnë nga rrënojat edhe një vajzë tri vjeç. Duke njoftuar për këtë lajm, Mentor Maloku, ka dërguar edhe një video për RTK-në.
Aty shihet se si pas nxjerrjes nga rrënojat, pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim e Shpëtim si edhe ekipet e emergjencës turke, i japin ndihmën e parë vazjës së vogël e cila ishte nën gërmadha për plot shtatë ditë.
Aktualisht në Turqi, ndodhen edhe pjesëtarë të FSK-së të cilët janë duke kryer një punë të jashtëzakonshme, ku kanë arritur të nxjerrin edhe disa persona të gjallë nga rrënojat.
Tërmeti që goditi të hënën e kaluar Turqinë, ka marrë jetën e rreth 30 mijë personave dhe rreth 70 mijë të tjerë janë të lënduar.
Sidoqoftë, edhe më tej numri i saktë nuk dihet.























