Colomina: NATO e mbështet planin e propozuar nga BE-ja
J.Musliu/RTKlive
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina, takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e saj të Organizatës së Kombëve të Bashkuara”, ka shkruar Colomina.
Ai takoi edhe komandantin e KFOR-it, Gjeneral Angelo Ristuccia dhe kreun e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Colomina tha se NATO e mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, si mënyrë për të ecur përpara.
“NATO e mbështet dialogun e Bashkimit Evropian dhe planin evropian për të ecur përpara”, tha Colomina pas takimit me Vuçiqin.























