Elsa Lila në koncertin e RTK-së për pavarësi
BKT
Foto: Elsa Lila/ Facebook
Kulturë

Elsa Lila në koncertin e RTK-së për pavarësi

RTKlive

Artistja e madhe shqiptare Elsa Lila ka arritur në Prishtinë, me ftesë nga RTK-ja për të performuar në koncertin e pavarësisë `Rrno për me tregue`.

Ajo ka arritur nga Roma bashkë me kompozitorin italian Enrico Melozzi, i cili ka bërë aranzhmanin e dy këngëve të njohura shqiptare, të cilat do të interpretohen në skenën e sallës '1 tetori' në Prishtinë nga fituesja e trefishtë e Festivalit shqiptar.


Ardhjen e saj në Kosovë për të performuar në koncertin e 15 vjetorit të pavarësisë e ka cilësuar emocion të veçantë, ku bashkë me artistë të tjerë do të risjellin të përpunuara disa nga këngët e pavdekshme epike dhe lirike shqiptare.


Koncerti mbahet me 17 shkurt nga ora 20:15 dhe hyrja për publikun është falas. Dyert për publikun do të hapen nga ora 19:00


MË SHUME NGA Kulturë