FOL: Qeveria e Kosovës realizoi vetëm 48 % të Planit Strategjik
A.B/RTKlive
Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022 të 15 Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit.
“Nga 2937 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 1808 aktivitete apo 48% dhe 1129 nuk janë realizuar apo 52%, tha Demolli Nimani.
Sipas FOL-it, Zyra e Kryeministritnga 255 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 131 aktivitete ndërkaq 94 nuk i ka realizuar.
Këto aktivitete, sipas FOL janë paraparë në kuadër të 78 objektivave: 39 objektiva janë realizuar 100 %, 12 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %, 8 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %, 19 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.
Demolli- Nimani tha se ministritë si (ZKM, MASHT, MINT, MAPL, MFPT, MBPZHR, MKRS, MKK) kanë planifikuar aktivitete afatgjata, të cilat kanë filluar në vitin 2022 ndërkaq realizimi i tyre do të vazhdoj në vitet në vijim.
“Secila nga këto ministri ka dërguar edhe informacione shtesë sa i përket realizimit të këtyre aktiviteteve deri në periudhën raportuese janar - dhjetor 2022. FOL do të vazhdojë të bëjë monitorimin e Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë edhe gjatë vitit 2023”, tha ajo.























