Szunyog lavdëron FSK-në për ndihmën pas tërmetit në Turqi
BKT
Foto: Tomasz Szunyog / Twitter
Lajme

Szunyog lavdëron FSK-në për ndihmën pas tërmetit në Turqi

E. Hoti/ RTKlive

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog, ka lavdëruar punën e ushtarëve të FSK-së, pas tërmetit në Turqi.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se ndjehet krenar përderisa e sheh Kosovën përkrah BE-së dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit.

“Dua të përshëndes përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Turqi, gjatë dhjetë ditëve të fundit. Deri më tani ata kanë arritur të shpëtojnë katër jetë, përfshirë dy fëmijë. Krenar që shoh Kosovën duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe përpjekjes ndërkombëtare të shpëtimit”, ka shkruar Szunyog.Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi i 8 shkurtit, është duke operuar në Hataj të Turqisë.

Ky kontingjent përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personeli mjekësor ushtarak  si dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë shpëtuar katër persona të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.


MË SHUME NGA Lajme