Grumbullohen 20 mijë libra për bibliotekën në Manastir|Video
BKT
Kulturë

Grumbullohen 20 mijë libra për bibliotekën në Manastir|Video

Besnik Iseni /RTK

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndonëse e kanë të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe, megjithatë atyre u mungojnë librat. Andaj në drejtim të sensibilizimittë kësaj çështjeje, një studente shqiptare ka nisur iniciativën për krijimin e një biblioteke me libra shqip. Kjo po bëhet pikërisht në Manastir, vendin ku 105 vite më parë u mbajt edhe Kongresi i unifikimit të gjuhës shqipe.

Studentja shqiptare nga Shkupi, Emira Selimi ka marrë një nismë për hapjen e bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit.

Ajo konsideron se kjo bibliotekë të jetë një ndihmesë e madhe për mbrojtjen e gjuhës shqipe në qytetin e Alfabetit.

"Kjo bibliotekë është për një mision kombëtar që fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme ta ruajnë dhe ta mësojnë gjuhen shqipe, pasi që shqiptarët në qytetin e Manastirit kanë filluar ta humbin gjuhen. Kjo vjen si pasojë e mungesës së shkollës së mesme në gjuhen shqipe dhe është normale se aty ku nuk lexohet në gjuhen shqipe edhe humbet gjuha. Pikërisht atje ku u themeluan shkronjat shqipe dhe do të mbrohet gjuha shqipe", tha ajo.

Emira thotë se deri më tani nga mbarë hapësira shqiptare janë grumbulluar rreth 20 mijë libra dhe ky numër vazhdimisht po rritet

Nisma për hapjen e bibliotekës në Manastir është mirëpritur nga adhuruesit e librit.

Biblioteka është paraparë të hapet në objektin ku 105 vite më parë u mbajt Kongresi për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Në Manastir, aktualisht jetojnë 5 mijë shqiptarë.


MË SHUME NGA Kulturë