06:31 / 16.02.2023
Presidenti i Shqipërisë viziton Kosovën
RTKlive
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të vizitojë Kosovën.
"Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj", njofton presidenca e Ksoovës.
Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ndryshe Presidenti, Bajram Begaj, ka vizituar Kosovën vitin e kaluar e që ishte e para vizitë e tij jashtë vendit.























