Tomë Gashi: Haki Abazi e ka obligim t’i dorëzojë provat në Prokurori
B. H. / RTKlive
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë të ditur se ka depozituar kërkesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës për marrje në pyetje të deputetit, Haki Abazi.
Ky i fundit, sot, një konferencë për media ka folur për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, teksa ka akuzuar partinë e tij, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat.
“Haki Abazi e ka borxh ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor që të dëshmojë dhe t’i dorëzojë të gjitha provat që ai pretendon se i ka në Prokurori. Deputeti Abazi ka deklaruar se ka bërë një hulumtim dhe se sipas tij ekzistojnë video-incizime, me të cilat ‘dihet qartë se kush ka hy tek frigoriferi’ në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Sipas tij askush nuk mund të intervistohet në Prokurori para se të intervistohet Haki Abazi.























