Në Kroaci hapet ekspozit për masakrat dhe terrorin serb në Kosovë
BKT
Kulturë

Në Kroaci hapet ekspozit për masakrat dhe terrorin serb në Kosovë

Sh.Gashi / RTKlive

Si aktivitet i radhës gjatë “Javës së Kosovës në Republikën e Kroacisë” , manifestim ky qe po mbahet për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Galerinë Vladimir Horvat në Zagreb u hap ekspozita për personat e zhdukur dhe masakrat e terrorit serb në Luftën e Kosovë përgjatë viteve 1999.

Kjo ekspozitë u organizua nga Unioni Shqiptar në Republikën e Kroacisë në bashkëpunim me Këshillin koordinues të asociacioneve të personave të zhdukur të Kosovës dhe Organizatës joqeveritare For New Life Kosovo, ne krye me drejtoreshën ekzekutive Kumrie Karaqica, dhe bashkëpunëtorët tjerë Vildane Mulaku, Mehmetali Perolli, Sali Muhaxheri dhe Labinot Bala.

Të pranishmit patën rastin të shohin fotografi të masakrave dhe terrorit serb , burgosjeve, dhunimeve, torturave, të luftës në Kosovë.

“Ne besojmë se kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar  rreth masakrave qe ndodhen në luftën e Kosovës”, njofton Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë


MË SHUME NGA Kulturë