Shteti i Iowas feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Shteti i Iowas feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines në Iowa në SHBA, njofton se  ky shtet u është bashkuar festimeve me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë.

Me një shpallje zyrtare të nënshkruar nga Guvernatorja e Shtetit, Kim Reynolds, Iowa,  shteti partner i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpallur ditën e 17 shkurtit,  Ditë të Pavarësisë së Kosovës në Iowa.

“Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e pavarësisë si dhe 10 vjetorin e partneritetit në mes dy vendeve”, shkruan në këtë njoftim.

Përndryshe, ky vit e gjen Kosovën me qytete të binjakëzuar në Iowa si  komuna e Prishtinës me qytetin Des Moines, komunën e Pejës me qytetin Johnston, komuna e Gjakovës me atë të Fort Dodge, komunën e  Vushtrrisë, faqja zyrtare me qytetin Norëalk, Iowa - City Hall, komunën e Gjilanit me Sioux City dhe  komunën e Junikut me Clarion.

Konsullata e Kosovës në këtë shtet njofton se së bashku me Ministrinë e  Administrimit të Pushtetit Lokal, janë  duke finalizuar detajet dhe sivjet do të ketë  binjakësime edhe me komunat tjera si ato të  Prizrenit, Ferizajt e Deçanit me qytete të Iowa-s.

Gjithashtu, konsullata deklaron se janë duke punuar për binjakëzimin e komunës së Kamenicës - Faqja Zyrtare dhe Komunës së Shtimes si dhe qyteteve tjera në të dy anët e oqeanit.

“Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”.


MË SHUME NGA Lajme