Ake beson se Arsenal ende mbetet favorit për titull
BKT
Sport

Ake beson se Arsenal ende mbetet favorit për titull

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nathan Ake, beson se Arsenali mbetet favorit për të fituar titullin e Premierligës, pavarësisht se skuadra e tij të mërkurën mposhti skuadrën e Artetas dhe kaloi në krye të tabelës. 

City ka fituar mbrëmë me rezultat 3-1, duke falë në krye të tabelës për herë të parë që nga nëntori. 

"Jo. Ata kanë ende në dorë. Ne nuk duam të rrëmbehemi", ka thënë futbollisti.

Ake është ndalur edhe te ndeshjja e zhvilluar. 

“Ne e dinim që më parë se do të ishte një ndeshje shumë e madhe dhe ne donim vetëm të fitonim dhe të merrnim tre pikët dhe ia dolëm”, ka thënë ai.