19:47 / 16.02.2023
Prishtina fiton nga Bashkimi dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës
Uran Krasniqi/RTKLive
Prishtina ka mposhtur Bashkimin dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Rezultati përfundimtar ka qenë 82:67 (22:20, 23:17, 22:12, 15:18).
Kryeqytetasit kanë qenë më të mirë në të gjitha periudhat e ndeshjes.
Te prishtinasit u dalluan Lejson Zeqiri me 18 pikë, si dhe Derrick Wilson dhe Dardan Berisha me nga 13 pikë, kurse Curtis Jones me 24 pikë.
Prishtina tash do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni, që zhvillohet nga ora 20:00.























