20:54 / 16.02.2023
Barcelona dhe Manchester United ndahen baraz
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona dhe Manchester United kanë luajtur baraz në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Europa League. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-2.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Me fillimin e pjesës së dytë ishte Alonso ai që e çoi Barcelonën në epërsi në minutën e pesëdhjetë.
Marcus Rashford dha një kundërgoditje të menjëhershme në minutën e 53-të duke e prishur gëzimin e vendasve. Pastaj pas nëntë minutash një autogol i Kounde ka bërë që anglezët të gjenden në epërsi.
Barazimi spanjoll ka ardhur nga Raphinha në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë.
REZULTATET E NDESHJEVE NË EUROPA LEAGUE:
























