Hovenier: Kosova ka bërë shumë progres për 15 vjet pavarësi|Video
J.Musliu/RTKlive
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovienier, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!”, ka shkruar Hovenier në Tëitter, duke ia bashkangjitur edhe një video.
Ai tha se ka pasur privilegjin dhe nderin të jetë pjesë e historisë së përbashkët, duke parë Kosovën duke bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen tonë të hershme dhe të qëndrueshme për dhe partneritetin me popullin kosovar”, deklaroi Hovenier.
Ai rikujtoi se vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, me 18 shkurt 2008, SHBA-ja edhe formalisht njohu pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur e sovran.
Hovenier citoi ish Sekretaren e Shtetit të SHBA-së në atë kohë, Condeelezza Rice të ketë thënë: “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, do të vërtetojë lidhjet e posaçme të miqësisë që kanë bërë bashkë popullin e SHBA-së dhe Kosovës”.
Hovenier tha se Kosova ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit.
Ai tha se ka parë personalisht shumë progres dhë arritje. Ai tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe partneritetin me popullin e Kosovës.























