16:23 / 17.02.2023
Superliga rikthehet me disa duele joshëse
F.Bytyqi/RTKLive
Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 20-të.
Tri duele do të luhen nesër pasdite, derisa dy sfidat tjera të kësaj xhiro luhen të dielën pasdite.
Drita – Dukagjini është sfida kryesore e kësaj xhiro, ndeshje kjo që do të gjykohet nga Genc Nuza së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj e Granit Hyseni.
Duele interesante parashikohet të luhet edhe në përballjen Gjilani-Malisheva, ndeshje kjo që do të drejtohet nga Dardan Çaka, derisa ndeshjen mes Ballkanit dhe Drenicës do ta gjykoj Bardh Ajeti.

























