Osmani: Kosova shquhet si shembull i demokracisë
BKT
Lajme

Osmani: Kosova shquhet si shembull i demokracisë

M.Miftari/RTKlive

Në nderim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Osmani organizon pritje shtetërore për korin diplomatik, si dhe për personalitete të shumta të vendit dhe të vendeve mike.

Me këtë rast, presidentja Osmani, duke falënderuar për mbështetjen e miqve tanë strategjikë, të cilët kanë qëndruar në mbështetje, para dhe gjatë luftës, si dhe në ndërtimin dhe konsolidimin e vendit, theksoi se për të arritur deri te kjo ditë u bë e mundur vetëm me sakrifica të mëdha.

“Nga ju dhe përmes jush ne kemi mësuar se ne nuk jemi vetëm", deklaroi kryetarja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

Ajo më tej shtoi se, ndonëse jemi të ndarë në taborre të ndryshme, sot jemi të përbashkuar për ta nderuar Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës, e cila sot shquhet na rajon e më tej, si shembull i demokracisë.


MË SHUME NGA Lajme