22:51 / 17.02.2023
S’gabon Napoli, mposht edhe Sassuolo-n, asiston Rrahmani
F.Bytyqi/RTKLive
Napoli ka bërë edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës.
‘Napolitanët’ kanë arkëtuar edhe tri pikë të reja duke mundur në udhëtim Sassuolo-n, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së 23-të në Serie A.
Kvaratskhelia (12’) dhe Osmihen (33’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Napolit.
Edhe në këtë ndeshje mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, tregojë paraqitje të mirë derisa asistoi në golin e Osimhen.
Pas kësaj fitore, Napoli forcon kreun e tabelës me 62 pikë, 18 më shumë se ndjekës i parë Interi.























