23:07 / 17.02.2023
Blinken-Vuçiqit: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, e rëndësishme
M.Miftari/ RTKLive
Sekretari Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka takuar kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, në Mynih, ku po mbahet takimi për çështje të Sigurisë.
Ai përmes një cicërime në Twitter, u shpreh se ka pasur një bisedë konstruktive me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq.
“Pata një takim konstruktiv me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin për Sigurinë”, shkroi Sekretari Blinken.
Më tej, ai theksoi se së bashku biseduan për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, si dhe vlerëson që Serbia vazhdon edhe më tej ta mbështetë Ukrainën, teksa ndanë dëshirën për një Serbi me të ardhme evropiane.
























